Zbulo të panjohurën

Haki Abazi i VV-së qysh më 5 qershor paralajmëronte arrestimet nga Gjykata Speciale

Ish-zëvendëskryeministri nga Vetëvendosja, Haki Abazi më 5 qershor kishte paralajmëruar arrestimet e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës nga Gjykata Speciale.

Duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi, ai kishte thënë që Thaçi po tenton ta destabilizojë vendin, për shkak se e di që do të arrestohet nga Gjykata Speciale.

“Ai është i mërzitur për faktin që Gjykata Speciale ka me e arrestu frik dhe po tenton ta bëjë Kosovën kërrsh”, kishte deklaruar Abazi.

Pas 19 ditësh, më 24 qershor Gjykata Speciale kishte publikuar aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të atëhershëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

Në videon e bashkangjitur ku dëgjohet Abazi duke dhënë deklaratën e sipërpërmendur, shtrohen pyetjet se kush i tregoi Haki Abazit për aktakuzat dhe arrestimet dhe se a ka dërguar ai raporte kundër UÇK-së në Hagë.