Zbulo të panjohurën

Hapen 78% e pakove nga diaspora, refuzohen mbi 16 mijë vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhuar procesimi i pakove me fletëvotime të supozuara nga jashtë Kosovës.

Organizata joqeveritare GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas kësaj organizate sot deri në orën 12:00 janë procesuar 78% e zarfëve të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës, prej tyre janë verifikuar 57568 votues, ku janë aprovuar 41280 vota, ndërsa janë refuzuar 16288 vota, transmeton Zeri.info.

Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ-ja, para se të fillojë procesi i numërimit.