Zbulo të panjohurën

Hapja e fushatës nga Kurti e Osmani, Komuna e Prishtinës i dënon me 2 mijë euro

Komuna e Prishtinës e ka gjobitur me 2 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje, shkaku i tubimit që ka mbajtur mbrëmë për hapjen e fushatës.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë për Inspekcion në këtë komunë, Adonis Tahiti, i cili ka thënë askush s’është mbi ligjin.

Gjoba është shqiptuar bazuar në vendimin e Qeverisë për masat anti-Covid, si dhe Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, i cili është iniciuar nga Vjosa Osmani.

“Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemise. 2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë!”, ka shkruar Tahiri.