Zbulo të panjohurën

Haradinaj: E papranueshme që polici i huaj t’i hyjë në shtëpi Krasniqit, çka sikur t’ia kthente pushkën!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sonte se është e papranueshme ajo që ka ndodhur me bastisjen dhe arrestimin e Jakup Krasniqit.

“Është e papranueshme që 20 vjet pas luftës policët e huaj t’i hyjnë shqiptarit në ship. Çka kish ndodh sikur t’ia kthente pushkën? Ka mundur të shkojë në prokuror me kravatë dhe t’i merr të gjitha ato dokumente. Mos të harrojmë se kjo tokë ka Zot”, ka thënë Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Ai në Rubikon ka theksuar se një second duhet në këto situata që gjendja të eskalojë.

Sipas tij, në këtë kohë duhet të pezullohet dialogu me Serbinë, sepse s’ka kuptim të vazhdohet kur presidenti ka shkuar në Hagë, kryetari i PDK-së, ish kryeparlamentari dhe shefi i Grupit Parlamentar i partisë më të madhe në vend.

“Je kthy në monstrum global, si Millosheviqi dhe po dëshiron me e vazhdu dialogun. Prit pak, pusho nja 5 minuta. Tregoju Merkelit, Macronit, Trumpit, Bidenit pse po e bën këtë. Prit disa ditë apo disa javë, takoje niher PDK-në para se me e taku Serbinë, takoje VV-në, sepse dialogun qaty e ki, nuk je duke humbur asgjë”, ka qenë kritika e ashpër e Haradinajt ndaj Hotit i cili ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojnë.

Haradinaj tutje ka thënë se për AAK-në është e papranueshme ideja e vazhdimit të dialogut me Serbinë.