Zbulo të panjohurën

Haradinaj s’heq dorë nga këndimi, kjo është performanca e mbrëmshme e tij

Partitë politike janë duke zhvilluar fushatën e tyre elektorale.

Gjithë këto ditë subjektet politike po i shfrytëzojnë që të bashkëbisedojnë me qytetarët dhe të paraqesin premtimet e tyre elektorale.

Ngjashëm ka vepruar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Haradinaj së fundi zhvilloi një tubim me qytetarët në një prej fshatrave të Drenicës.

Në një video-incizim, Haradinaj shihet në mesin e shumë banorëve të kësaj ane, por jo duke folur për politikë sepse i njëjti zgjodhi t’ia thotë këngës, në vend të fjalëve.

Haradinaj si shumë herë më parë edhe kësaj radhë vendosi të këndojë, ani pse u kritikua disa herë radhazi për këtë gjë.

Në një deklaratë të dhënë më herët, Haradinaj pati thënë se këndimin e ka që nga koha e luftës, kur në orët e para të mëngjesit vendoste që përmes këngës t’i zgjonte udhëtarët e tij dhe të pozicionoheshin përballë armikut.