Zbulo të panjohurën

Haradinaj: Unë vet e kam hongër bukën e mërgimit, i kuptojë ata por me 14 shkurt të jenë njerëz të duhur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve që me datën 14 shkurt të jenë me njerëz të duhur, dhe të përkrahin njerëzit më besnik të Kosovës.

“Unë e kam hongër vet bukën e mërgimit dikur, i kuptojë mërgatën jo vetëm nga kjo përspektivë po edhe vet kam qenë dikur atje. Ne jemi një, ne nuk jemi ndarë. Ne ishim bashkë në kohën më të vështirë dhe mbetëm një në ndërtimin e demokracisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

“Ju bëj thirrje të gjithë atyre që jeta i ka degdisë në vende të ndryshme të botës, të jenë me njërëz të duhur më 14 shkurt, me ata që i mbesin besnik Kosovës”, ka thënë tutje Haradinaj.