Zbulo të panjohurën

Haradinaj viziton degen e AAK-se ne Istog, Donika Kadaj nuk shihet ne takim

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një statusi në facebook ka ndarë momente nga takimi me degën e Aleancës në Istog.

Ai ka theksuar se “Istogu tashmë me të madhe po përqafon vlerat e Aleancës.”

Ndër të tjera, Haradinaj ka përmendur edhe një herë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po qëndrojnë të bashkuar, për qëllimin e përbashkët.

“Të bashkuar e të mobilizuar rreth qëllimit të përbashkët, për Kosovën siç e duam” ka thënë Haradinaj ne kete takim ku nuk ka marre pjese Donika Kadaj-Bujupi

Postimi i plotë:

Istogu tashmë me të madhe po përqafon vlerat e Aleancës. Të gjithë të bashkuar e të mobilizuar rreth qëllimit të përbashkët, për Kosovën siç e duam.