Zbulo të panjohurën

Harrohet COVID-19, Prishtina i kthehet mbrëmjeve muzikore, pamje nga koncerti i Ermal Fejzullahu (Video)

Duket se nga tubimet e fushatës zgjedhore, qytetarë më nuk duan t’ia dinë për masat anti-COVID pasi shembullin e parë të keq e dhanë politikanët të cilët mblidhnin qytetarë për fushatë në kundërshtim me masat që vet i kishin votuar në Kuvend.

Ndonëse në Kosovë, janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit mbi 400 raste të reja me koronavirus, kjo nuk e ka penguar një lokal në Prishtinë që të organizojë festë me këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahun, shkruan Magazina.alh

Të etur që gjatë një viti nuk patën mundësi të shijojnë mbrëmjet dhe koncertet e natës, shumë qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e së mërkurës në një lokal në Prishtinë për të dëgjuar Ermal Fejzullahun.

Kjo festë nuk është penguar as nga policia as nga inspektorati intitucione këto që kanë për detyrë të monitorojnë repsektimin e masave sipas ligjit.

Për më shumë shihni pamje