Zbulo të panjohurën

Haxhiu e pranon që s’i kanë 80 vota, thotë se opozita është përgjegjëse nëse nuk zgjedhet presidenti


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ia ka hedhur fajin opozitës për mos-vullnet të zgjedhjes së presidentit, duke thënë se këta të fundit po shpërfillin vullnetin e qytetarëve, derisa e ka pranuar që s’i kanë pasur 80 vota për zgjedhjen e të parit të vendit.

Haxhiu, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, ka thënë se në praktikat e mëparshme, presidenti vinte si rezultat i “dhënies së terminaleve doganore, posteve diplomatike a tenderave”, shkruan Gazeta Express.

Pastori rrëmbehet nga persona të armatosur gjatë ceremonisë live në Facebook

Zyrtarja e VV’së ia ka lakuar emrin edhe zyrtarit të LDK’së, Agim Veliut, duke e krahasuar rënien e qeverisë si rezultat i shkarkimit të tij nga pozita e ish-ministrit të Punëve të Brendshme me rastin e mbrëmshëm për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë anipse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.