Zbulo të panjohurën

Haxhiu me akuza ndaj MSH’së: Po zvogëlon numrin e testimeve për të paraqitur rrejshëm rënien e rasteve me COVID

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se po e zvogëlon numrin e testimeve qëllimisht në formë kamuflimi për ta paraqitur si rënie të numrit të rasteve me COVID-19.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se MSH-ja nuk duhet të ndërhyjë në punën e IKSHPK-së. Ai thotë se pandemia nuk mposhtet duke zvogëluar numrin e testimeve, por duke rritur numrin e të vaksinuarve.

“Ministria e Shëndetësisë po zvogëlon numrin e testimeve qëllimisht për të paraqitur rrejshëm rënien e numrit të rasteve me Covid-19.
Nga 5502 teste sa u bënë dy ditë më parë, sot janë bërë 4351 teste RT-PCR, apo 1151 më pak teste”, thuhet në postimin e tij.

“Nëse MSH dëshiron rrejshëm me zvoglu numrin e rasteve, munden me i ba vetëm 50-60 teste qysh i kanë bë një vit me parë dhe ju dalin vetë nga 5-6 raste pozitve”, deklaron tutje Haxhiu në ‘Facebook