Zbulo të panjohurën

Haxhiu paralajmëron masa ndaj Nehat Thaçit, thotë se u bënë shkelje në ShKK

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar masa ndaj Nehat Thaçit, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, pasi siç ka thënë ajo kanë evidentuar disa shkelje.


Haxhiu në konferencë për media me zv.ministrin Blerim Sallahu, tha se çështja ka të bëj me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë. Ajo pronë, sipas Haxhiut, gjendet në zonën ku ka qenë i ndërtuar hoteli “Viciano”.

“Çështja ka të bëj me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë, me shkelje flagrante. Ajo pronë gjendet në zonën ku ka qenë i ndërtuar hoteli Viciano. Në lidhje me këtë, Nehat Thaçi ka marrë vendimin për dhënien në shfrytëzim personave juridik nga 1 deri në 15 vite. Një vendim i tillë është i kundërligjshëm dhe ka për qëllim interesat e ngushta dhe përfitimet materiale”, ka thënë Haxhiu para mediave.

Ministrja e Drejtësisë, ka përmendur edhe disa shkelje që kanë gjetur, si kontrata dhe transfere të paligjshme, rekrutime të paligjshme.

“Para disa ditësh kemi pranua në kabinet disa shkelje brenda Shërbimit Korrektues.  Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Health, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të Shërbimit Korrektues”, ka thënë Haxhiu.