Zbulo të panjohurën

Haziri përqafohet me kundërkandidatët, Mustafa e Abdixhiku s’shihen bashkë

Lidhja Demokratike e Kosovës e zgjedh sot kryetarin e ri të partisë. Nga kjo parti kanë publikuar fotografi nga atmosfera që po mbizotëron në sallën ku po votohet për kryetarin e ti.

Në fotografitë e publikuara, Lutfi Haziri shihet duke i përqafuar të dy kundërkandidatët e tij, Lumir Abdixhikun e Besian Mustafën. Por këta dy të fundit, të cilët janë përqafuar me Hazirin, nuk shihen së bashku në asnjë fotografi, raporton Gazeta Express.

Abdixhiku para disa ditësh ka thënë se është befasuar nga kandidimi i Besian Mustafës për kryetar të partisë.

Për supozimet se po kandidon për kryetar për t’i prishur punë Lumir Abdixhikut në garë, Besian Mustafa ka reaguar sot në Facebook, duke thënë se s’mund t’ua marrë LDK-në atyre së s’ishin kurrë në LDK.

“Vetëvendosje na i morri mbi 100 mijë vota. Asnjë fjalë, asnjë reagim në LDK. Kur unë shpalla kandidaturën, dolën forca jashtë LDK-së që më sulmuan, më shanë, më ofenduan, më linçuan sepse kandidatura ime po i marrka dikujt ndonjë votë. Sikur kandidatura e Besianit në LDK qenka krim! Asnjë fjalë, asnjë reagim në LDK. U çuan njerëz që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-nëkinse ta mbrojnë LDK-në nga Besiani. Sepse Besiani po ua marrka LDK-në atyre që shanë e linçuan me dekada LDK-në, atyre që kurrë nuk ishin në LDK. Asnjë fjalë, asnjë reagim në LDK. Heshtje dhe vetëm heshtje në LDK. Prandaj, kam kandiduar. T’ju detyroj ta thyeni heshtjen”, ka shkruar Mustafa.