Zbulo të panjohurën

Hoti dhe Zemaj në Infektivë, pas rritjes së numri të rasteve me Coronavirus

Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe u.d. të drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, kanë vizituar Klinikën Infektive, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit do të ketë edhe konferencë për medie.

Kjo vizitë vije pas rritjes së numrit të të infektuarve me Coronavirus ditëve të fundit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 519 mostra prej të cilëve rezultojnë 733 raste pozitive, kurse janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.