Zbulo të panjohurën

Hoti: Nesër do t’ia dorëzojë Kurtit detyrën, kjo duhet të përbëjë standard

Avdullah Hoti nuk do të veprojë me Albin Kurtin sikurse që ai bëri me të sa i përket dorëzimit të detyrës së kryeministrit.

Kryeministri i derisotshëm është shprehur se me rastin e dorëzimit të detyrës, Kurtit do t’ia dorëzojë edhe informacionet lidhur me proceset që ka drejtuar ai duke qenë në krye të ekzekutivit, njofton Klan Kosova.

“Mënyra e dorëzimit të detyrës përbën standard. Ky standard pres që të respektohet kurdoherë që ndërrohen qeveritë. Është tepër e rëndësishme për maturitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministri i ri pres të sillet me përgjegjësi në dorëzimin e detyrës tek kryeministri i ardhshëm”, ka thënë Hoti.

“Do t’ia dorëzoj informacionet e plota për IPAN-n, diskutimet që kemi bërë me vendet e BE-së veç e veç për procesin e liberalizimit të vizave. Do t’ia dorëzoj informacionet e plota për procesin e dialogut, marrëveshjen e Washingtonit dhe realizimin e obligimeve të kësaj marrëveshjeje…”