Zbulo të panjohurën

Hoti rrëfen për bisedën që e pati me Haradinajn gjysmë ore para se ta nënshkruante marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka treguar se gjysmë ore para se ta nënshkruante marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë në Washington, kishte biseduar rreth gjysmë ore në telefon me partnerin e koalicionit, Ramush Haradinajn, shkruan Gazeta Express.

Hoti tha se s’ka pranuar asnjëherë instruksione nga askush, ndërsa tha se me bisedën në telefon para nënshkrimit të marrëveshjes, Haradinaj kishte dalë formalisht nga koalicioni qeverisës.

“Shteti ka një kryeministër nuk mund ti ketë dy ose tre, unë nuk kam pranuar asnjëherë instruksione, nuk do të pranojë asnjëherë prej askujt instruksione se si do të veprojë, dhe këtu kanë qenë thyerjet me partnerët e koalicionit. Me disa prej pikave të marrëveshjes studimi i fizibilitetit të Ujmanit, prakitikisht atë ditë ai ka dalë nga koalicioni. Në bisedën telefonike me të gjysëm ore pa u nënshkuar marrëveshja ai ka dalë nga kolacioni”, tha Hoti “N’Konak”.

“Mandej asgjë nuk nodhi, ai qëndroi prap në koalicion (qesh)”, shtoi kandidati i LDK-së për kryeministër.