Zbulo të panjohurën

Hoxha kërkon ndihmë për babanë: Duhen dhurues të antitrupave nga ata që e përfunduan COVID-19

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kërkuar ndihmë nga personat të cilët e kanë kaluar COVID-19 dhe që kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ.

Hoxha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se babait të saj ka nevojë t’i sigurohet me urgjencë plazma e gjakut.

“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin, andaj persona që kane vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar COVID-in e që e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ të lajmërohen në QKUK, Transfuzionin e gjakut për dhurim nesër e pasnesër deri ne ora 14:00”.

“Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa. Ju falënderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën. Ps. Për detaje ju lutem na shkruani edhe në inbox ose mund të lajmëroheni në 044147690”, ka shkruar Hoxha.