Zbulo të panjohurën

Hoxhaj me 10 kërkesa për Osmanin e Kurtin, kërkon që Vetëvendosje të distancohet nga sulmi i Kuvendit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enevr Hoxhaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë se ishte një takim i mirë dhe konstruktiv.

Ai ka thënë se në këtë takim ata ishin parimor dhe konstruktiv, ku ata edhe kanë ngritur çështje, nga të cilat kanë kërkuar qëndrim.

“Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e VV-së Albin Kurti dhe Osmanin si fitues të zgjedhjeveIshte një takim pas kërkesës sonë që duhet diskutim mes pozitës dhe opozitës për formimin e institucioneve.

Ne ishim parimor dhe konstruktiv në takim.

Për zgjedhjen e Presidentit para se të flitet për personin duhet të diskutohet për parime që duhet të ketë presidenti. Ne kemi nevojë për unitet.Kemi kërkuar qartësi polike sa i përket politikës së Jashtme. Sjellja jon në raport me formimin e institucioneve të reja varet prej 10 qëndrimeve të cilat i kemi ngritur në takim”