Kandidati për Kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë u keqpërdor për përfitime të brendshme.
Hoxhaj shton se dialogu e ka humbur kuptimin me Lajçakun dhe BE-në, përcjellë.
Ai shton se duhet të shikohet se a po e sjell njohjen dialogu, për ndryshe të shikohen opsionet tjera sepse dialogu teknik nuk sjell asgjë.
Tutje thotë se opsion mund të jetë edhe një konfederatë duke e ruajtur shtetësinë.
“Dialogu është temë e Politikës së Jashtme por u keqpërdor për përfitime të brendshme. Dialogu e ka humb kuptimin që të zhvillohet nga Lajçak dhe BE. Dialogu duhet të kufizohet në kohë e hapsirë, dialogu teknik nuk sjell asgjë. Duhet ta rimendojmë dialogun që të arrihet njohja reciproke, qëllimi i tij ishte shkuarja drejt normalizimit por prodhoi status quo, duhet ta shohim a po e sjell njohjen apo të shohim opsione tjera, sepse siç po shkojn deri tash nuk duhet të vazhdohet. Duhet të shohim edhe mundësinë e një konfederatë me Shqipërinë duke e ruajtur shtetësinë tonë”, deklaroi ai në T7.