Zbulo të panjohurën

Hulumtuesja kundër Millosheviqit tregon pse Specialja duhet t’i lirojë Thaçin dhe të tjerët

Nevenka Tromp, ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit dhe hulumtuesja kryesore në ekipin e ndjekjes penale kundër kriminelit serb, Slobodan Millosheviq, ka thënë se Gjykata Speciale duhet t’i lirojë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Sipas saj, Dhomat e Specializuara duhet ta bëjnë këtë, pasi nuk dihet as kur do të fillojë procesi gjyqësor.

Tromp në një përgjigje për Demokracia.com, ka përmendur faktin se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit po u mohohet edhe e drejta që t’i shohin dokumentet dhe gjykimi vazhdimisht po shtyhet.

“Të akuzuarit në Hagë kanë një vit pa të drejtën për të mos parë paraprakisht dokumentet dhe fillimi i gjykimit vazhdimisht shtyhet, atëherë së paku gjykatësit duhet të kthehen prapa dhe duhet ta rikonsiderojnë lirimin nga paraburgimi, në mënyrë që, në rregull, ne nuk e dimë se kur procesi gjyqësor do të fillojë e vonesa në fillim të procesit gjyqësor nuk ka të bëjë asgjë me mbrojtjen, por tërësisht me prokurorinë, atëherë së paku t’i lirojë këta të paraburgosur dhe të zhvillojë procesin gjyqësor me ta nën masën e mbrojtjes në liri”, ka thënë Tromp, duke shtuar se Specialja patjetër duhet ta konsiderojë lirimin nga paraburgimi, pasi që procesi gjyqësor po shtyhet pafundësisht.

“Themelore e një gjykimi të drejtë është që secili është i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia dhe kjo nuk është e ashtuquajtura prezumim i pafajësisë. Pra, këta persona derisa po presin gjykimin, e që ne nuk e dimë se kur do të fillojë, ky është një element shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, për ta marrë këtë gjykatë seriozisht, për ta marrë seriozisht integritetin e procesit gjyqësor, që të fillojë sa më shpejtë që është e mundur. Nëse ka shtyrje të pafundme, së paku ta rikonsiderojë të drejtën e të akuzuarve për lirim nga paraburgimi dhe të fillojë procesi gjyqësor”.