Zbulo të panjohurën

Humb jetën nga Covid ish- kryeministri i Shqipërisë

Covid i merr jetën në moshën 58- vjeçare deputetit të Partisë Socialiste Bashkim Fino.

Lajmin për humbjen e tij e ka bërë të ditur zv. kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Tani je në qiell shoku im”, shkruan Braçe

Bashkim Fino lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Ka një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-200, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.