Zbulo të panjohurën

I dyshuari per vrasje nje shtetas turk

Burime nga policia bëjnë të ditur se i dyshuari që kreu vrasjen në Prishtinë është  shtetas turk.

Sipas burimeve viktima dhe i dyshuari ka qenë së bashku në një veturë të tipit “Audi”.

 

Ende nuk dihet motivet e qarta se si k ardhur deri tek vrasja, por dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dorasit.

 

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa  ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci.