Zbulo të panjohurën

I sapoaderuari në VV thotë se është në interes të Kosovës t’i dorëzohen gylenistët Erdoganit

Teologu Mustafë Bajrami ka thënë se Turqia është shtet mik dhe nëse presidenti i Turqisë Erdogan do të kërkojë që edhe gylenistët tjerë që veprojnë në Kosovë duhet të dorëzohen, ai ka thënë se është në interes të Kosovës që gylenistët të dorëzohenraporton Gazeta Express.

“Turqia për Kosovën është i rëndësishëm për popullin shqiptar. Është një pyetje interesante. Interesi i përgjithshëm i vendit e mbulon interesin individual. Nëse është në interesin e vendit, të dëbohen njerëzit nga Kosova, njerëzit e dëmshëm do të ishte anakronike, amaterizëm i skajshëm të thotë Mustafë Bajrami se kanë bërë gabim”, ka thënë Bajrami.

Ai ka krahasur rrëmbimin e Gylenistëve me kërkesën e ShBA’së për ekstradim nga Kosova të ndonjë krimineli.

“Interesin nacional të këtij vendi ia vën dimensionet njerëzit e këtij vendi, interes është edhe ruajtja e raporteve me shtetet mike, sot është Turqia nesër mund të jenë SHBA’të. Nëse ShBA kërkon ekstradimin e ndonjë njeriu që është i kriminalizuar, pra bashkëpunimi mes Kosovës dhe vendeve mike, është pikërisht e mirë dhe paraprakisht në interes tondin dhe jo të shteteve të fuqishme”, ka thënë ai./Express/