Zbulo të panjohurën

Igballe Huduti e lidh me Halil Kastratin vrasjen e gruas me shufër në Kamenicë

Igballe Huduti nga Instituti kërkimor “Naim Frashëri”, ishte sot e ftuar në emisionin Frontal me Arsim Lanin në T7.

Ajo ka folur edhe për humanitetin dhe ndihmën që e bën Halil Kastrati ndaj familjeve të varfra, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se personave që po ndihmohen po u hyn ndjenja e inferioritetit.

“Sipas psikologjisë kur i hyn ndjenja e inferioritetet atëherë ai e ndjen veten të pavlefshëm dhe unë e kam cek me mirëkuptim dhe me replikën që ma ka bërë z.Kastrati që ta vazhdojnë teknologjinë me i ndihmu të varfërve edhe posë është punë që do duhej të bëhej nga të tjerët e jo nga axhallarët”, ka thënë ajo.

Madje Huduti tha se ka pranuar edhe shumë mesazhe dhe ankesa për Kastratin.

“Dukuria si dukuri, inferioriteti e bën njeriun të pavlerë. Më kanë ardhur gati  60 email për padrejtësitë që u janë bërë për z.hoxhen Halil Kastrati. Më kanë ardh mesazhe shumë diskriminuese. Janë ankuar plot dhe janë tema të gjera”, ka deklaruar ajo më tutje në Frontal.

Ajo përmendi edhe ndërtimin e shtëpisë për burrin që e vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë nga Halil Kastrati.

“Psikologët le ta analizojnë rastin e burrit që e vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë. Me siguri në këtë rast ka ndikuar inferioriteti. Shteti është dashur që t`ia siguroj punën dhe shtëpinë e kish bërë vet ai. Mirëpo ai është i moshës madhore mirëpo jam e sigurt që ka ndikuar ndjenja e inferioritetit në shoqëri dhe kur ka ardhur në shtëpi ka ndikuar. Gruas kur ka ardhur në shtëpi i ka folur goja dhe e ka hanger shufrën në kokë”, ka thënë më tutje ajo. /Gazeta Express/