Zbulo të panjohurën

Imami që thoshte se koronavirusi është dënim nga Zoti: U shërova me lutje dhe medikamente

Imami nga Mitrovica Fatmir Latifi tha se u shërua nga virusi Covid-19 përmes medikamenteve dhe lutjeve tek Zoti, shkruan Gazeta Express.

 “Kam marr medikamente dhe jam lut. Njeriu edhe lutet edhe merr medikamente. Në aspektin shpirtëror lutja dhe në aspektin trupor medikamentet. Lutja është arma e besimtarëve,. Ne i respektojmë masat, të mos na i ndalin xhamitë”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.

Hoxha Fatmir Latifi njihet edhe për deklaratën që bëri para pak kohësh në lidhje me koronavirusin, duke u shprehur se “Koronavirusi është dënim nga Zoti, sepse nuk po lejoni që gratë myslimane t’i vendosin ferexhet”. /Express/