Zbulo të panjohurën

Inspeksioni në Prishtinë e gjobit 800 euro një kompani

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se është gjobitur me 800 euro një kompani betoni e cila e ka ndotur rrugën, raporton Express

Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se përveç gjobës, kompania është e obliguar ta pastrojë rrugën.

“Pastrimi i mjeteve në hyrje-dalje të vendpunishteve, do të kushtonte më lirë…800 euro gjobë për ndotje, dhe obligim kompanisë për pastrim të rrugës”, ka shkruar Tahiri.

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10225188593324543