Zbulo të panjohurën

Isa Mustafa e cilëson si pamflet plot paragjykime e gënjeshtra studimin që flet për rrëzimin e Kurtit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, edhe një herë ka komentuar studimin e publikuar nga Parlamenti Evropian, ku konstatoeht se lajmet e rreme e kanë rrëzuar Qeverinë Kurti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa e ka cilësuar studimin si pamflet me plot paragjykime e gënjeshtra, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, në këtë studim mungon gënjeshtra se LDK dhe kryetari i saj Isa Mustafa janë eksponentë të dhunës, ndërkaq VV është parti paqësore dhe demokratike, se LDK ka organizuar protesta të dhunshme me molotov, e VV i ka kundërshtuar veprimet e tilla, se Isa Mustafa ka shkarkuar vetë Agim Veliun nga Qeveria Kurti pa e paralajmëruar Albin Kurtin, etj.

Ndër të tjera Mustafa ka thënë se nuk marrin fund përpjekjet denigruese dhe poshtëruese të Vetëvendosjes dhe shokëve të tyre me përvoja të gjata dhe dashuri ruse.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miq të nderuar,

Materiali manipulativ i porositur si “Studim” për hartimin e lajmeve të rrejshme nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, sa i përket Kosovës, del të jetë një pamflet me plotë paragjykime e gënjeshtra. Kompleks i inferioritetit të tyre kundrejt SHBA-ve.

Ajo që i mungon këtij pamfleti është që t’iu prezantohet parlamentarëve evropian rrena se:

-LDK dhe Kryetari i saj Isa Mustafa janë eksponentë të dhunës ndërkaq LVV, parti paqësore e demokratike me orientime evropiane dhe euroatlantike;

– se LDK dhe kryetari i saj kanë kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe dialogun e përkrahur nga BE dhe SHBA dhe si pasojë mbeti Kosova pa liberalizim të vizave, kurse pëllumbat e VV-së kishin bashkëpunim konstruktiv me BE dhe SHBA;

– Se LDK ka organizuar protesta të dhunshme, ka gjuajtur me molotov ndërtesat qeveriare, bile edhe Kuvendin me granatë, ndërkaq VV ka kundërshtuar veprimet e tilla:

– se deputetët e LDK -së të shtytur nga Isa Mustafa dhe të ndikuar nga Grenelli” në vitin 2015 dhe 2016 ka hudhë gas lotësjelës në Kuvendin e Kosovës, Isa i ka hudhë vetes sprej Syve e jo Albini;

– Isa Mustafa si Kryeministër e ka gjuajtur shtëpinë e vet me molotov, i ka qitë makinës së tij iriqa me gjemba për ta praptuar, sepse e “ka bind Grenelli me Tëitta të rrejshëm” e LVV ka shprehë habi për këto veprime të dhunshme;

– Se diplomacia franceze dhe Gjermane kane bërë demarsh ndaj këtyre veprimeve të dhunshme të “LDK-së”…?!

– Isa Mustafa dhe LDK e kanë shkarkuar vet Agim Veliun nga Qeveria Kurti dhe nuk i kanë treguar fare Kurtit… etj.

Dhe fare nuk quditem që edhe këso dezinformata studimore të lexoj.

Hitleri i ka vrarë ushtarët e vet për t’ia mveshë fajin dhe për të krijuar shkas për okupim të Polonisë. Millosheviqi ka vrare të rinj serb, për t’ua mveshë shqiptarëve dhe për të filluar gjenocidin në Kosovë. Logjika fashiste është e tmerrshme.

Genjeshtrat kombëtare dhe ndërkombëtare nuk kanë fund. Nuk marrin fund as përpjekjet denigruese dhe poshtëruese të Vetëvendosjes dhe shokëve të tyre me përvoja të gjata dhe dashuri ruse. Të gjitha këto të financuara me para të taksapaguesëve evropian. IM