Zbulo të panjohurën

Isa Mustafa godet Kurtin: Askush nuk është i pari, nëse duhet të barrikadohet për t’u takuar me qytetarë

 

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas vizitës së djeshme të Albin Kurtit në Skenderaj, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Mustafa ka thënë se zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre.

“Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!? Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.”, ka thënë ai.

“Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës.  Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.  Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar”, tha Mustafa./