Zbulo të panjohurën

Ish-kreu i LPK-së: Urime Kosovë çlirimin nga gjarpri

Ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja për presidentin e vendit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Pak pasi Thaçi bëri të ditur se iu është konfirmuar aktakuza dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, Kelmendi në Facebook ka shkruar “Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”.

Përveç presidentit, dorëheqje ka dhënë pas konfirmimit të aktakuzës edhe kreu  i PDK-së, Kadri Veseli.

Aktakuza dje iu është konfirmuar edhe ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi./GazetaExpress/