Zbulo të panjohurën

Ismaili i ashpër me Hotin: Është e neveritshme paralizimi i tij kur flitet për të pagjeturit

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për të pagjeturit ka pasur disa kritika për Qeverinë e Kosovës.

Ismaili para deputetëve ka treguar historinë e një mikut të tij që e ka babanë e zhdukur në luftë.

“Një mik që e ka babain e zhdukur më tregoi për përvojën e tij, ajo që nuk e  harroj kurrë që gjatë shpjegimit për gjendjen e tij ishte se tha se çdo telefon që nuk e kam me emër, çdo telefonatë që më vie nga emra të panjohur ma lëviz zemrën. Çdo herë kur zilja është në një orë të pazakonshme ngrihemi të gjithë sepse jetojmë me idenë që mund të kemi një informatë të re, kjo tregon për gjendjen e familjeve të të zhdukurve në Kosovë”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Ai shton se kjo seancë do të duhej të ishte e mirëpritur edhe nga Qeveria për të cilën ka pasur kritika që nuk kanë qenë pjesë e diskutimit në Kuvend.