Zbulo të panjohurën

Ja cilat biznese përfituan më së shumti nga Qeveria Hoti: Marketet dhe kompanitë e derivateve (Lista)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar listën e 50 bizneseve që kanë përfituar 60 milionë euro nga qeveria e kaluar e drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë nga Qeveria e kaluar në tetor të vitit 2020”, ka shkruar Murati, transmeton Ballkani.info.

Në krye të kësaj liste është Viva Fresh me përfitim prej mbi 860 mijë euro. Më pas vjen Elkosi i Ramiz Kelmendit me mbi 675 mijë euro, Proex me mbi 335 mijë euro, Hib Petrol me mbi 307 mijë euro, etj.

Nga ky fond kanë përfituar edhe kompanitë tjerë të derivatëve që realisht nuk e kanë ndalur punën gati fare gjatë pandemisë. Al Petrol ka përfituar mbi 280 mijë euro, Feronikeli afërisht 240 mijë euro, Super Viva mbi 205 mijë euro, Spitali Amerikan mbi 109 mijë euro, e kështu me radhë.

Në vazhdim e gjeni listën e plotë të përfituesve.