Zbulo të panjohurën

Ja kush janë dy personat e arrestuar në Telekomin e Kosovës (Foto)

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Marketingut në Telekom, Trim Musliu, dhe ArmendOsaj, ish-drejtor i Financave.

Ballkani.info ka siguruar edhe fotot e tyre.

Trim Musliu

Armend Osaj

Sipas burimeve, arrestimet e tyre lidhen me nënshkrimin e disa kontratave, me shuma të larta  parash.

Tutje, Ballkani.info mëson se pritet të ketë edhe arrestime tjera në Telekomin e Kosovës