Zbulo të panjohurën

Ja sa kandidatë do të ketë Iniciativa e Vjosa Osmanit në listën e Vetëvendosjes

Sot u nënshkrua marrëveshja e përfshirjes së Iniciativës së Vjosa Osmanit në grupin garues të VV-së për zgjedhjet e 14-shkurtit.

Burime të Ballkani.info mësojnë se Vjosa Osmani do të ketë vetëm 10 kandidatë në listën e përbashkët me Vetëvendosje.

Tutje Ballkani.info nga këto burime mëson se në çdo 10 kandidatë do jetë një kandidat nga Iniciativa.

Vjosa Osmani numër 2, Haxhi Avdyli numër 12, Faton Peci 22 etj.

Kujtojmë që një hapsirë e tillë iu është lejuar edhe AKR-së në LDK