Zbulo të panjohurën

Jennifer Lopez tërheq vëmendjen e madhe përmes veshjes së ngushtë, në fokus të pasmet

Jennifer Lopez në mbarë botën komentohet për tiparet e bujshme trupore.

Për të arritur një gjë të tillë, artistja e njohur stërvitet në masë të madhe në palestër, shkruan Daily Mail.

51-vjeçarja gjatë ditës së sotme (e diel) është fotografuar duka dalë nga palestra, teksa shihej me veshje sportive.

Padyshim që asaj iu vunë re të pasmet e formësuara, përfshirë edhe këmbët e tonifikuara.

Flokët i kishte të lidhura lartë kokës, ndërsa fytyrën e kishte mjaft të mbuluar përmes maskës dhe syzeve.

Për t’i shtuar pak elegancë dukjes, Jlo vendosi që të marrë edhe një çantë të firmës ‘Birkin’.

Sa I përket jetës private, Lopez për të dytën herë ka shtyrë martesën me Alex Rodriguez, për shkak të pandemisë coronavirus.