Organizata “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 3500 kilogramë per familjet në nevojë të Skënderajt.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës, Bekim Jashari, i cili ka falenderuar Halil Kastratin, shkruan “Jepi zë”.
3500 kg miell ka dhuruar Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” për komunën tonë, të cilat do të shpërndahen nga zyrtarët komunal për familjet në nevojë. Në emër të komunës dhe qytetarëve falënderoj hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, shoqatën dhe donatorët e kësaj shoqate”, ka thënë Jashari.