Zbulo të panjohurën

“Ka ditë që nuk kemi ngrënë, ku po na çon?” skena shqip nga filmi ku luante Rita Ora në vitin 2004 (Video)

Jo shumë njerëz e dinë se këngëtarja kosovare më famë botërore Rita Ora e ka nisur karrierën e saj si aktore para se të bëhej këngëtare,.

Në vitin 2004, ajo ka marrë pjesë si një prej aktoreve kryesore në filmin krim/komedi të titulluar “Spivs( një zhargon britanik për tregun e zi)”. Rita Ora shfaqet në film në moshë të vogël, me flokë të zeza dhe me një rol që të impresionon jo vetëm për aftësinë e aktrimit të saj por edhe për faktin se gjatë gjithë kohës ajo flet në gjuhën shqipe, me dialektin e vendlindjes së saj.

Në një prej skenave, Rita Ora dëgjohet duke folur shqip, shkruan Magazina.al

“A jemi larg? Ku po na çon? Kemi uri, ka ditë që nuk kemi hëngër” thotë këngëtarja në këtë film.

Për më shumë shihni videon më poshtë. /Magazina.al

VIDEO

https://video.gjirafa.com/rita-ora-flet-shqip