Zbulo të panjohurën

Kaçanik, hajnat hynë me forcë brenda një shtëpie dhe grabitën rreth 55 mijë euro

Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një grabitje në fshatin Gjurgjdell të Kaçanikut me ç’rast hajnat kanë arritur të vjedhin rreth 55 mijë euro.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Majori Qazim Reka nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt teksa ka thënë se tre persona të dyshuar kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë.

Të dyshuarit kanë qenë të maskuar dhe me forcë kanë hapur derën e hyrjes së shtëpisë së viktimës.

Ndërsa më forcë ata kanë grabitur rreth 55 mijë euro teksa lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse.

“Më 02.01.2021 rreth orës 21:55 rast grabitje në fshatin Gjurgjdell, njësitet e patrullës kanë dalur në vend të ngjarjes ku fillimisht kanë kontaktuar viktimën F/SH/K, e njëjta kishte informuar për 3 persona te dyshuar  fillimisht me forcë kishin hapur derën e hyrjes së shtepisë, të dyshuarit të maskuar, me forcë kanë grabitur rreth 55000 euro, në lidhje me rastin janë njoftuar njësitet përkatese ku po punohet në zbardhjen e këtij rasti, arma ka qenë thikë po nuk është përdorë”.