Zbulo të panjohurën

Kallet atmosfera në Skenderaj në momentin që paraqitet Hashim Thaçi në video

Dy tubimet e paralajmëruara sonte nga PDK-ja në Drenicë kanë ngritur në këmbë qytetarët e Drenasit dhe Skënderajt.

Nga fotot dhe pamjet e siguruara nga portali ynë shihet se salla e hotelit ku po mbahet tubimi i PDK-së në Drenas është e stërmbushur me njerëz. Ndërsa, qindra qytetarë kanë mbetur jashtë sallës pasi nuk ka pasur vend brenda.

Po ashtu, në tubimin që pritet të mbahet në Skënderaj janë nisur një numër i madh qytetarësh dhe përkrahësish të Partisë Demokratike nga Broja, me flamuj të PDK-së dhe U ÇK-së. Ata dëgjohen duke brohoritur UÇK dhe Hashim Thaçi.

02:12