Zbulo të panjohurën

Kalon dymijëshin numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë

Ka shkuar në 2008 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë. Të martën janë regjistruar 12 raste të vdekjes, teksa janë regjistruar edhe 494 raste të reja pozitive nga testimi i 3788 mostrave.

Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë (80, 73 vjeç), Obiliq (73, 49 vjeç), Prishtinë (75, 74 vjeç), Deçan (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë (63 vjeç), Mitrovicë (61 vjeç), Prizren (81 vjeç), Shtime (57 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1009 pacientë, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 13 mijë e 236.

Në nivel vendi, nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 98 mijë e 835 raste pozitive.