Zbulo të panjohurën

Kandidati i AAK’së për deputet që duket dhe flet si Ramush Haradinaj

Kastriot Berisha, është kandidat i AAK’së për deputet nga radhët e AAK-së.

Por kjo nuk është e veçanta që ka Berisha.

Ngjashmëria dhe afërsia me shefin e partisë, duket se i jep disa privilegje kandidatit për deputet nga Malisheva.

Berisha, ka treguar për T7, arsyen pse i është futur garës.

Është hera e parë që i hynë garës për deputet, por Berisha është i bindur që do ta merr besimin e qytetarëve.

Në shumë raste fushatën e bëjnë bashkë me Haradinajn, e kur janë ndaras i ngatërrojnë.
Ngjashmërinë me Haradinajn e ka kuptuar tashmë edhe lideri i AAK-së.

Berisha, që bashkë me Hardinajn dalin shpesh të vrapojnë e të ecin nëpër bjeshkë, tregon se si lideri i AAK-së, organizon udhëtimin.

Ndonëse ngjashmëria fizike mund të jetë relative, është diçka tjetër që afron djalin e heroit, Hmadi Berishën me ish komandantin e zonës operative të Drenicës.