Zbulo të panjohurën

Kandidati Jetlir Zyberaj paraqet dëshmi të manipulimit të votave nga komisionerët

Pas publikimit të manipulimit të votave nga komisionerët për Ministren e Jashtme Melisa Haradinaj, kanë vazhduar ankesat nga kandidatët tjerë për deputet.

Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së Jetlir Zyberaj, i cili ka garuar në listën e përbashkët me LDK-në, ka paraqitur fakte të manipulimit të votave nga komisionerët.

Zyberaj përmes një postimi në facebook ka publikuar dokumente, ku dëshmohet manipulimi që është bërë. Ai poashtu ka shkruar se ka ekszistuar plani për vjedhjen edhe të votave për Behxhet Pacollin.

Postimi i plotë:

Kjo është vetëm njëra nga dëshmitë e prezentuara në PZAP për vjedhjen e votave nga komisionerët e kriminalizuar. Unë kam informacione që do ti adresoj edhe në prokurori për vjedhjen e organizuar të votave.
Rinumërimi i plotë i votave është absolutisht i nevojshëm për të siguruar procesin e degraduar zgjedhor.
Informacionet e sakta thonë që ka ekzistuar plan i organizuar i vjedhjes së votave të presidentit Pacolli dhe votat e mija si kandidat.
Rinumërimi i plotë do ti nxirrte në shesh kriminelët dhe urdhërdhënësit e tyre. Dënimi maksimal me burg ndaj këtyre kriminelëve do ta siguronte mbarëvajtjen e procesit në të ardhmen. Ky proces është i degraduar tërësisht dhe organet kompetente duhet të reagojnë.