Zbulo të panjohurën

Kandidatja e PDK-së nga Drenica, bën një veprim të veçantë që t’i mbaj pranë elektoratit Thaçin dhe Veselin

Partia Demokratike e Kosovës, po vazhdon fushatën paraelektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidatët që vijnë nga Drenica janë fokusuar kryesisht në këtë rajon, duke zhvilluar takime me qytetare, por duke e ndjerë mungesën e dy themeluesve të PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Por Mihane Bekteshi-Kodra ka zgjedhur një formë të veçantë që në takimet me elektoratin, simpatizuesit e PDK-së të mos e ndjenjë mungesën e dy ish liderëve qe ndodhen ne Hage.

Ajo ka lënë të zbrazta dy karrige në të cilat ka shënuar emrin e Thaçit dhe Veselit duke thënë se ata po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe sipas saj, ata shpejt do te kthehen.

Ky është postimi i Mihane Kodra Bekteshit:

Po e nis ditën me këtë fotografi, duke i kujtuar të gjithë trimat tanë që janë padrejtësisht atje! Për ne si PDK mungesë e madhe është ajo e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, dy drejtuesve të PDK-së e ndër themeluesve të UÇK-së!
Jemi krenarë me ju dhe me mendjen tek ju gjithmonë, ju presim derisa edhe ata ta kuptojnë që jeni të pafajshëm, e si mund të keni faj kur luftuat për të çliruar një popull!!
May be an image of 8 people and people standing