Zbulo të panjohurën

Kapen ilegalisht 11 shtetas afganë në një kamion mallrash në Prishtinë

Njëmbëdhjetë shtetas të Afganistanit kanë hyrë ilegalisht në Kosovë gjatë së shtunës.

Policia e Kosovës ka thënë se personat janë hasur në një kamion të mallrave në terminalin doganor, në magjistralen Prishtinë – Fushë-Kosovë.

“Në rast më pas janë përfshirë edhe zyrtarë policorë nga Drejtoria për Emigrim dhe të Huaj”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia.

Emigrantët janë dërguar në Kampin për Azil në Magure të Lipjanit ndërsa çështja e drejtuesit të kamionit është duke u trajtuar në bashkëpunim me prokurorin kujdestar.