Zbulo të panjohurën

KEK-u rrit prodhimin e rrymës

Korporata Energjetike e Kosovës, edhe përkundër makinerive të vjetra e situatës me pandeminë COVID-19, ka arritur të prodhojë më shumë rrymë se që e kishin paraparë.

Andaj, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri thotë se KEK ka mbyllur me sukses tremujorin e tretë të këtij vitin.

Termocentrali Kosova A, në kuartalin e tretë ka realizuar planin e vet të prodhimit 107 për qind edhe përkundër vjetërsisë që ka. Në anën tjetër edhe termocentrali Kosova B, ka realizuar planin e vet të prodhimit me rreth 116 për qind. Për më tepër, funksionimi i këtyre termocentraleve bëhet edhe duke u furnizuar me qymyr, që nënkupton se nuk ka pas kurrfarë pengese dhe divizioni i qymyrit e ka realizuar planin e vet duke i furnizuar dy termocentralet e korporatës energjetike me qymyr. Kjo nënkupton që me këtë performancë të mirë, është ofruar shërbimi që është cilësor për qytetarët e vendit dhe nga kjo shihet që gjatë kësaj periudhe ka pas një stabilitet të furnizimit të qytetarëve me energji elektrike”, deklaroi Imeri.

Imeri gjithashtu tha se të gjitha këto rezultate janë arritur falë punës dhe angazhimit të madh të të gjithë punëtorëve të KEK-ut, të cilët kanë dhënë maksimumin për ti kursyer kolegët e tyre,  të cilët kanë qenë me sëmundje kronike