Zbulo të panjohurën

Këmbëkryq në odën e familjes Thaçi

Traditën e takimeve nëpër oda, Ferat Shala a ka vazhduar edhe në Malishevë.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, ishte në Carallukë atje ku takoi banorët e kësaj ane.
Mes shumë banorëve të Carallukës, Shala zhvilloi një muhabet me Hazir Thaçin – veteranin i tri luftërave çlirimtare.

Përmes një postimi në facebook, Shala ka treguar historinë e familjes Thaçi.

Me Hazir Thaçin – veteranin i tri luftërave çlirimtare, njeriun që në trup ka shumë plagë që i ka marrë në betejat e shumta të luftës për liri.

Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës. Pushka e lirisë në familjen Thaçi pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969, kur babai i Hazirit, Muharrem Thaqi, me aktin e tij trimëror, i bëri jehonë të madhe shkeljes së të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavinë komuniste.

Hazir Thaqi bënë pjesë në grupin e heronjve të gjallë të luftës. Krenaria dhe trimëria prej luftëtari, e bëjnë këtë burrë të respektueshëm prej të gjithëve.