Zbulo të panjohurën

Kërcënohet nga burri i saj, gruaja bashkë me djalin 8-vjeçar dërgohen në qendër strehimit

Kërcënohet nga burri i saj, gruaja bashkë me djalin 8-vjeçar dërgohen në qendër strehimit

Një grua bashkë me djalin e saj tetë vjeçar janë dërguar në qendër të strehimit të viktimave të dhunës në Prishtinë. Ajo u dërgua në këtë qendër pasi u kërcënua nga bashkëshorti i saj.

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se viktima femër kosovare për arsye të sigurisë dhe djalit të saj tetë vjeçar dërgohet në qendrën e strehimit të viktimave të dhunës për arsye se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.