Zbulo të panjohurën

Kërkohet me urgjencë plazma e gjakut për aktorin e njohur kosovar, Luan Jahën

Aktorit të njohur kosovar, Luan Jahës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të infektimit me Covid-19.

Vajza e tij, Hana ka bërë thirrje që njerëzit vullnet mirë t’i sigurojnë plazmën e gjakut.

 

 

“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin (Luan Jaha), andaj personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që kanë grupin e gjakut A Pozitiv të më lajmërohen
Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.Ju falenderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën. Ps. Për detaje ju lutem na shkruani në inbox ose në 049175395″ shkruan Hana në thirrjen e saj.