Zbulo të panjohurën

Këshilla e Haxhi Shalës para gruas së tij: Mos e kqyrni për gjithçka burrin lene ngapak të lirë (Video)

Kandidati për deputet i AAK-së, Haxhi Shala, ka dhënë një këshillë për çiftet e reja, në veçanti për gratë.

AI në një intervistë televizive, ka kërkuar nga gratë që ta lënë burrin të lirë dhe ndonjëherë të bëhen se kinse nuk po shohin gabimet te tij.

“Mos e kqyrni për gjithçka burrin, lene kapak të lirë, kishe s’po e shoh, a pash s’pashë, vet është bërë shoqëria kogja e vështirë.Ajo ose ai që do me pas jetë të qetë s’bon me kqyr fort por me la me kqyr me ec me karakterin e vet”, ka thënë Shala në intervistën televizive për emisionin “n’zoom”, transmeton Magazina.al

Kujtojmë se kohë më parë, Shala u përfol për një lidhje me Anxhelina Shalën e cila jetonte në Gjermani, bile në atë kohë ishin publikuar edhe fotografi të tij ku shihej me vajzën në fjalë, por duket se gjitha këto i kanë mbetur të kaluarës./Magazina.al