Zbulo të panjohurën

A ju kujtohet? Kështu festohej 1 maji në Gërmi para disa viteve (VIDEO)

Kosova e feston krejt ndryshe 1 majin këtë vit.

Vite më parë rruga që të dërgonte për në Gërmi bllokohej nga veturat, ndërsa vizitorët ishin të shumtë nga e gjithë Kosova, shkruan Magazina.al

Gjatë gjithë ditës në parkun e vetëm të kryqytetit dëgjohej muzika tallava e të rinjt argëtoheshin në mënyra të ndryshme.

Pandemia e para dy viteve duket se ka ndryshuar “zakonin” e qytetarëve që të mblidhen për festë në Gërmi, pasi për dallim nga vitet e kaluara, Parku Nacional Gërmia sot ishte shumë pak i vizituar.

Ju sjellim pamje se si festohej 1 maji në Gërmi, para pandemisë.