Zbulo të panjohurën

Këta janë 14 kandidatët e LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend

Lidhja Demokrate e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u numëruar ende votat e ardhura me postë, ka marrë 103.507 vota, apo 13% të votave në total, prej të cilave ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.

Express merr vesh emrat e 14 deputetëve të LDK-së që kanë siguruar vende në Kuvendin e Kosovës.

Në krye të listës (pa votat e diaspores) është Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku Rexhepi .

Kandidatët për deputet më të votuar nga LDK’ja është Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku që kanë marrë nga 25 mijë vota, ndërsa Anton Quni 12mijë vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve