Zbulo të panjohurën

Këta janë 6 anëtarët e një familjeje kosovare që vdiqën brenda muajit nga COVID

Covid-19 po lë plagë të rënda në familjet kosovare. Pesë anëtarë të familjes Basha dhe një i afërm i tyre nga Koretini i Kamenicës vdiqën si pasojë e infektimit me këtë virus, shkruan Reporteri.net.


Familjarët e saj i ka kujtuar, Zyrafete Basha. Ajo me një postim prekës ka kujtuar pesë familjarët që i humbi nga ky virus.

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne ! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne……😪😪😪😪😪 😪”, ka shkruar ajo.

Edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shprehur dhimbjen e tij pas lajmit se pesë anëtarë të familjes Basha nga Kamenica kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19, shkruan Reporteri.net.

“Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne:, ka shkruar ai.

Kastrati ka thënë se numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me #COVID19, ka arritur në 31.

“Prandaj, ju lutem kujdesuni e respektoni të gjitha udhëzimet nga institucionet e shëndetësisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar ai.